“Calciopoli”, Juventusi tërheq padinë, paguan zhpenzimet e Interit

Beteja e gjatë gjyqsore e Juventusit për “Calciopol”-in mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme. Pasi hoqën dorë nga apelimi i vendimit në Këshillin e Shtetit, Juventusit tani i duhet të paguajë shpenzimet gjyqësore të palëve, të cilat kishte paditur.
“Calcio e Finanzia” bën me dije se pasi Juventusi hoqi dorë nga apelimi i çështjes në Këshillin e Shtetit, në këtë pikë si Interi dhe Federata Italiane e Futbollit u pyetën nëse dëshironin të mbulonin vetë shpenzimet e bëra deri më tani në betejat gjyqësore me klubin piemontez. Përgjigja e të dy palëve ishte negative dhe për këtë motiv do të jetë klubi bardhezi ai që do të mbulojë të gjithë shpenzimet e tyre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




