Superliga: Monopoli i UEFA-s mbaroi, ndeshjet do të transmetohen

Projekti i Superligës u prezantua nga klubet themelues në prill të 2021 në mënyrën më të keqe të mundshme dhe mbase ky është shkaku se këtë herë kanë zgjedhur që të tregojnë qëndrimin e tyre nëpërmjet Bernd Reichart.
Menaxheri gjerman është CEO i “A22 Sports Management”, e cila administron zyrtarisht Superlegën. Pak minuta pas vendimit nga Madridit, ku ka dhe qendrën kjo shoqëri, vetë Reichart tha: “Kemi fituar më në fund të drejtën për të rivalizuar UEFA-n. Monopoli i UEFA-s ka mbaruar. Futbolli është i lirë. Klubet më në fund nuk janë më nën kërcënimin e sanksioneve dhe do të jetë padronët e fatit të vet”.
Mes të tjerash Reichart nisi të shpjegonte edhe disa detaje mbi Superlegën dhe të ardhmen e futbollit: “Tifozëve u them se i propozojmë ndeshjet pa pagesë. Klubeve u sigurojmë se të ardhurat dhe shpenzimet e solidaritetit do të jenë të garantuara”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




