Presidenti bën për spital gjyqtarin, ndalet futbolli në Turqi

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Skena absurde dhe të dhumnshme kanë ndodhur në Turqi: presidenti I Ankaragucu ka sulmuar gjyqtarin e ndeshjes pas barazimit përballë Rizespor në minutat shtesë të ndeshjes së Superligës turke. Pas fërshëllimës finale, Faruk Koca është futur në fushë dhe ka goditur me grusht arbitrin ndërkombëtar Meler, që pasi ka rënë në tokë është goditur edhe me shkelma nga ana e presidentit të klubit. Gjyqtari ka pësuar një traumë dhe presidenti është arresutuar. Ndërsa Federate turke ka ndërprerë për një kohë të pacaktuar të gjitha ndeshjet e kampionatit.

Pas episodit arbitri është çuar në spital, por sipas burimeve që vijnë nga mediat turke është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa presidenti i Ankaragucu dhe dy bashkëpuntorë të tij janë arrestuar. “Nuk më punoi mirë truri, mu errën sytë dhe nuk mbaj mend se çfarë kam bërë”, ka deklaruar Faruk Koca.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme