Dinastia Mema humbet Osmanin

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Ndahet nga jeta një tjetër nga pinjollët e familjes së madhe Mema. Osmani mbylli sytë në moshën 84-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të madhe për futbollin shqiptar por një boshllëk të madh për familjen e madhe Mema. “Mjeshtër i madh” dhe një mbrojtës i shkëlqyer, Osman Mema i cili ka veshur gjithashtu edhe fanelën e Partizanit, reflektoi në jetën e tij jo vetëm vlera sportive por edhe qytetare e demokratike.

Në vitet 60-70 ai ka mbrojtur ngjyrat e të dyja skuadrave të kryeqytetit, ndërsa numëron 7 trofe të fituar, ndërsa ai është vijues i traditës së familjes në brezin e parë me emra të tillë si Haxhi, Beqir dhe legjendës tjetër Ali Mema. Një mjeshtër i vërtetë që emocionoi jo pak me lojën e tij edhe në ndeshjet ndërkombëtare si pjesë e ekipit kuqezi duke lënë gjurmë në përballje si ajo me Gjermaninë Perëndimore por edhe në duelet me Besiktas, Cernomorets, Rapid, Minerul, Kilmarnok dhe Standart e Ajax.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme