Miqësorja Partizani-Roma, italianët do të kenë 1300 vende

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Për tifozët e Romës, të cilët do të udhëtojnë nga Italia për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës, është bërë publik edhe numri i biletave që do të kenë në dispozicion.

Sipas protokollit të këtij takimi sektori ku do të akomodohen tifozët e Romës do të jetë ai V102. Në këtë sektor do të akomodohen 1300 tifozë.

Ndërsa po sot është bërë publik edhe çmimi i biletave. Organizatorët kanë menduar që në këtë sektor një biletë vlen 4 euro (400 lekë). Hyrja për në sektorin mik mdo të jetë V1, porta Q1.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme