Një tjetër tragjedi në sport, një 17-vjeçar vdiq në Austri

Një tjetër tragjedi në çiklizëm. 17-vjeçari Jacopo Venzo nga Vicenza, humbi jetën në Austri pas një rrëzimi të tmerrshëm gjatë fazës së parë të Junioren Rundfahrt. Njoftimi u dha sot, ndonëse tragjedia ka ndodhur dje, nga ekipi i tij, Campana Imballaggi Geo&Tex Trentino me një postim në Facebook. Nga plagët e marra, çiklisti ka ndërruar jetë në spital. Të afërmit kanë mbërritur mbrëmë në Linz. Gara është anulluar.
Etapa që rezultoi fatale në Venzo kishte nisur në lokalitetin Haid dhe mbërriti në Marchtrenk. Në këtë garë morën pjesë 140 garues nga vende të ndryshme evropiane, por edhe nga jashtë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




