Turneu i Uimbëlldonit, Vondrushova-Xhabër, finalja e femrave

Edicioni 2023 i turneut të Wimbledonit ka përcaktuar dy finalistet në konkurrimin për femra. Vondrushova-Xhabër do të përballen të shtunën në finalen e turneut londinez për të përcaktuar fituesen e turneut. Tenistja çeke, numri 42 në renditjen e WTA ka mundur në gjysmëfinale ukrainasen Elina Svitolina me rezultatin 2-0 me sete 6-3 e 6-3 në përfundim të një ndeshje që zgjati një ore e 15 minuta. Svitolina nuk është në ditën e saj më të mirë duke humbur pikë të rëndësishme sidomos në shërbim. Marketa Vondrushova është më e saktë dhe arrin të fitojë ndeshjen dhe të kalojë në finale. Për të kjo është finalja e dytë grand slem në karrierë, e para ka qenë në Roland Garro në 2019.
Ons Jabeur, numri 6 në renditjen WTA është tenistja tjetër e kualifikuar për në aktin e fundit të turneut. Tuniziania ka fituar 2-1, me sete 6-7, 6-4 e 6-3 ndaj Sabalenkës, në një ndeshje që zgjati dy orë e gjysmë. Megjithatë bjellorusja vazhdon të qëndrojë numri dy në renditjen botërore të femrave. Ndeshja nis mirë për Sabalenkën e cila fiton 6-7 setin e parë. Por tuniziania nënkampione e Wimbëlldonit në sezonin e kaluar, nuk dorzohet dhe arrin të fitojë dy setet e tjera duke siguruar kështu finalen e Wimbëlldonit. Për Xhabër kjo është finalja e dytë radhazi në turneun londinez.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




