Sipërmarrjes titanike i vjen fundi, Eva Buzo përfundon në spital

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Kanali i Otrantos mbetet një ëndërr në sirtar për Eva Buzon. Juristja australiane, e cila për nder të gjyshit të saj shqiptar, Zihni Buzo, tentoi që të kalonte me not distancën Otranto-Vlorë është dorëzuar pas 28 orësh not.

Hipotermia dhe diegiet e shumta nga kandilët kanë frenuar 36-vjeçaren në ëndërrën për të bërë të mundur të pamundurën. Ajo do të ishte femra e parë që përshkonte me not një distancë të tillë, por ditën e sotme vetëm pak metra larg Karaburunit i është dashur të heqë dorë.

Një objektiv të tillë i vendosi vetes edhe Paolo Pinto kur përshkroi Kanalin e Otrantës me not më 14 qershor të 1979-ës. Pinto mbetet atleti i vetmi që ka mundur të notojë pa pushim gjatë të gjithë distancës që ndan Otranton me Vlorën.  

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme