38 vjet më parë tragjedia e Heysel, Juve kujton viktimat

Më 29 maj 1985, një nga tragjeditë më të rënda që ka ndodhur ndonjëherë në kuadër të një ndeshje futbolli. Gjatë finales së Kupës së Kampionëve mes Juventusit dhe Liverpoolit, 39 persona humbën jetën pas përleshjeve dhe si pasojë e rënies së një muri në stadium. Përvjetori i trishtë do të kujtohet edhe në Coverciano me një event.
38 vite më vonë, Juventus kujton ngjarjen e rëndë me një shënim të publikuar në faqen zyrtare: “Ishin dy skuadra, gati për një finale të Kupës së Kampionëve, e pritur nga e gjithë Europa. Ishte një stadium në Belgjikë dhe një natë që duhej të ishte festive. Kishte mijëra njerëz atë natë, në Heysel, mijëra sy që mezi prisnin të emocionoheshin për një ndeshje të madhe. Ishin 39 prej tyre që atë ndeshje nuk e panë kurrë. Që nga ajo ditë në vitin 1985, për ne fjala “Heysel” ka qenë sinonim i zhgënjimit, irracionalitetit, ngjarjeve marramendëse në një natë jo të shenjtë. 29 maji është një datë kur ajo plagë dhemb përsëri dhe ne e dimë shumë mirë që nuk do të ndalet kurrë. Ne kapemi pas kujtimi së bashkuar me familjet dhe të gjithë të dashurit e atyre 39 njerëzve të pafajshëm, të cilët ishin aty dhe nuk do të ndalojnë së qeni me ne”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




