Dramë në botën e volejbollit, Ituma humb jetën pasi bie nga lartësia

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Volejbolli është në zi. Natën e kaluar volejbollistja e Igor Novaras, Julia Ituma humbi jetën në një hotel të Stambollit. Sipas policisë 18-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve që ka marrë nga rënia nga lartësia. Për momentin ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes.  

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak orë pasi ekipi është kthyer në hotel pas humbjes që pësoinë duelin kundër Eczacibasi-t në duelin e vlefshëm për Ligën e Kampioneve.

Julia Ituma luante në sezonin e parë me ekipin e Novarës pasi spikati me Club Italia-n. Ajo kishte lindur në Milano nga prindër nigerianë. Me 192 cm e saj ishte një nga profilet më të spikatura të volejbollit italian. Me moshat kishte fituar Eyof dhe Europianin Under-19.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme