Qitja, në provë para Europianit

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Kampionati Kombëtar i qitjes me armë ajri, që u zhvillua në Poligonin “Rexhep Ramaj” të klubit shumësportësh Studenti, është ndër aktivitetet më të rëndësishme të drejtuesve të këtij sporti në vend. Klubet e Studentit, Tiranës, Elbasanit, Flamurtarit, Teutës dhe Forcave të Armatosura kanë sjellë në poligon 48 qitës, të cilët kanë konkurruar në katër ndërresa.

Kampionati Kombëtar i të rriturve është zhvilluar nën masat e rrepta të anti-Covid 19, ndërsa çdo qitësi i është matur temperatura përpara se të hynte në Poligon. Ndërkohë në 20 maj, Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Europian të Zagrebit.

Për të patur të ardhme dhe për të rizgjuar këtë disiplinë sportive në vend, Federata Shqiptare e Qitjes po kërkon ringritjen e ekipeve të të rinjve.

Në këtë mënyrë qitja shqiptare ka arritur në numrin katër të aktiviteteve kombëtare, ndërsa kalendari i veprimtarive zbatohet me përpikmërinë më të madhe.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme