Boks: Anthony Joshua mbron titujt, mund Pulev

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Boksieri Anthony Joshua ka arritur të mposhtë rivalin Kubrat Pulev, duke mbrojtur titujt kampionë në peshën e rëndë, IBF, WBA dhe WBO . Në “O2 Arena” të Londrës, në praninë e 1000 të pranishmëve, boksieri britanik e ka zgjatur sfidën deri në raundin e 9-të përballë bullgarit, duke e mundur këtë të fundit me KO. 

Pas dy raundeve të para, pa emocionin që pritej, Joshua është “ngjallur” në raundin e tretë dhe ka triumfuar ndaj bullgarit, duke e hedhur në tapet. Në vazhdim, sfida zhvillohet disi më e ekuilibruar, me bullgarin që kërkon të rikuperojë dhe anglezin që mundohet të ruajë avantazhin. Në raundet 7 dhe 8, Pulev rikthehet në garë me paraqitjen e bërë, por Joshua zgjidh gjithcka në raundin e 9-të, duke e hedhur dy herë në tapet. Pulev dorëzohet këtu dhe Joshua ka të gjithë të drejtën të nisë festën.

Ky ishte suksesi i 24-ët për anglezin, ndërsa për bullgarin kjo ishte humbja e dytë.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme