Shuhet edhe një legjendë nga Covid 19

Një tjetër emër legjendar i sportit shqiptar ka humbur jetën nga koronavirusi. Ilir Gjebrea, ish-notar i konsideruar si “Peshkaqeni” në rininë e tij, nuk arriti të fitojë betejën me koronavirusin. Gjebrea ndërroi jetë ditën e shtunë në mbrëmje. Për disa ditë, ish-rekordmeni dhe kampioni po trajtohej pasi ishte infektuar me koronavirus, ndërsa humbi jetën në banesën e tij në Tiranë. Gjebrea ishte një kampion në disa stile në not, por të gjjthë kujtojnë 82 rekordet kombëtare që ai vendosi gjatë karrierës së vet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




