Bundesliga, Musiala “magjia” e Bajernit, fitojnë Leverkusen dhe

Bajerni kishte një ndeshje të lehtë në letër përballë Hajdenhajmit, por gabimet në sulm dhe ato në mbrojtje rrezikuan që të kompromentonin shumë ndeshjen në “Allianz Arena”.
Të besuarit e Kompani mbyllën pjesën e parë në avantazh të një goli të shënuar nga Upamekano në të 18’. Ndërsa në pjesën e dytë ishte francezi ai që gaboi duke kthyer dobët topin te portieri. Honsak përfitoi dhe mposhti Peretz në të 50’.
Pas këtij episodi Kompani aktivizoi Musialën në vend të Muller dhe fatet e ndeshjes ndryshuan pasi Bajerni u kthye më cinik në sulm. Talenti shndërroi në gol dy aksione në të 56’ dhe 91’ ndërsa Gorecka ishte autori i golit të tretë në të 84’. Golin e dytë të miqve e shënoi një ish-lojtar i akademisë së Bajernit, Niklas Dorsh (85’).
Sa u përket ndjekëseve Leverkusen mundi St.Paulin 2-1 ndërsa Lajpcig bëri detyrën përball Holtshtajn Kilit duke e mposhtur 2-0.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




