Bayern ka zgjedhur Rangnick si pasardhësin e Tuchel

Tuchel do të largohet nga Bayerni i Mynihut në fund të sezonit dhe presidenti i bavarezëve Herbert Hainer tashmë ka zgjedhur Rangnick si trajnerin e ri të skuadrës:
“Ai është një ekspert në panoramën e futbollit, ka një aftësi të jashtëzakonshme për të ndihmuar lojtarët dhe ekipet të rriten. Gjithçka që dëgjoj për kombëtaren austriake është shumë pozitive”.
Hainer shpjegoi se negociatat me trajnerin aktual të Austrisë po ecin mirë: “Nëse ai do të vinte këtu te Bayerni i Mynihut, do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer për ne”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




