Arbitri i B.Mynih-B.Dortmund: I kërkoj ndjesë Musialës!

Gjermani | 3 vite më parë

Prej javësh jashtë garës për titull, Bajerni i Mynihut bëri shumë pak dje përballë Borusias së Dortmundit, e cila ishte e motivuar më shumë se kurrë pasi kishte një shans të artë për të zënë një pozicion të favorshëm në garën për një vend në Ligën e Kampioneve pas hapit fals të Lajpcig.

Përveç formës së dobët të treguar nga lojtarët vendas takimi i djeshëm “u vendos” edhe prej dy gabimeve në vendimarrje të kryesorit Harm Osmers.

Në përfundim të duelit arbitri i ndeshjes u ndal për mikrofonin e “Kicker” dhe i kërkoi falje Musialës për atë faull të rëndë që pësoi nga Ryerson, i cili ishte autor edhe i golit të dytë të ndeshjes.

“Gjatë ndeshjes isha duke parë Emra Xhan. Ndërhyrja e rëndë e Ryerson më shpëtoi, nuk isha i fokusuar. Kur shikoj pamjet më duhet ta pranoj se kemi të bëjmë me një faull të rëndë, është një karton i verdhë ‘i errët’. Për fatin tonë të keq lojtari doli pa u ndëshkuar. Gjithashtu më duhet t’i kërkoj falje Musialës për këtë që ndodhi”, tha Osmers.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme