Bayern, Tuchel i dorëzohet Leverkusenit: Nuk ka shpresë, ka mbaruar

Gjermani | 3 vite më parë

A i ka dhënë fund Bundesligës humbja e Bayern kundër Borussia Dortmundit? Tuchel duket se është i bindur për këtë, duke marrë parasysh diferencën prej 13 pikësh në krahasim me liderin Leverkusen: “Kemi humbur kampionatin? Po, sigurisht. Nuk kam më shpresë. Pas ndeshjes së sotme nuk kemi nevojë t’ju themi asgjë. Sa pikë jemi prapa? 13? Urime Leverkusenit!”.

Tuchel vazhdoi: “Loja nuk ishte e një standardi të lartë, kishte një mungesë të qartë shpejtësie. Na mungonte fare pasioni. Absolutisht nuk mjafton. Në fakt menduam se nuk do të arrinim kurrë në pikën ku një ndeshje do të shkonte kaq keq. Tani padyshim që ka ndodhur përsëri”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme