Kërcënim terrorist për Bajern-Dortmund

Gjermani | 3 vite më parë

Një kërcënim terrorist është shfaqur për tifozët në ndeshjen Bajern-Borussia Dortmund, sot në orën 18.30, nga një media e lidhur me ISIS. Policia dhe autoritetet e sigurisë bavareze janë në gatishmëri të lartë pas publikimit të pamjeve.

Policia dhe forcat e sigurisë në Mynih janë në gatishmëri të lartë pas daljes së një kërcënimi terrorist për tifozët në përfundim të ndeshjes midis Bajernit e Borusias, e cila do të luhet sot në orën 18:30. Media e lidhur me ISIS, Sarh al-Khilafah, ka publikuar një imazh kërcënues me objektiv tifozët rreth stadiumit Allianz Arena në Mynih në përfundim të ndeshjes.

Imazhi është një foto televizive që tregon tifozët të vënë në shënjestrën e një pushke, shoqëruar me fjalët “Vëllezër me uniformë, rrëmbejini kur të dalin”, ndërsa në shiritin e rezultatit në vend të emrave të skuadrave është figura e një personi të vrarë, gjak që pikën nën fjalën Qafira shoqëruar me numrin mbi 500, dhe fjalët Shteti Islamik.

Një zëdhënës i policisë së Mynihut tha se policia ka studiuar me imtësi postimin bashkë me zyrën anti-krim të Landit të Bavarisë dhe ka vlerësuar situatën, por aktualisht nuk ka tregues për situatë të rrezikshme akute. Megjithatë, do të rritet prania e policisë, nga 100 forca emergjence që janë zakonisht.

I pyetur për kërcënëmin, klubi i Bajernit tha se është në bashkëpunim e koordinim të ngushtë me autoritetet që janë të angazhuar me çështjen.

"Paura in Germania: l'Isis minaccia la strage in Bayern-Borussia"


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme