Statistika, Granit Xhaka është pika kyçe e Bajerit të Alonsos

Statistikat e Bundesligës gjermane kanë treguar se Granit Xhaka është njëri prej lojtarëve kyç të formacionit të Leverkusenit. Është ai që lidh mjaft mirë repartet me aftësinë që ka për të pasuar apo gjetur pozicionin e duhur në fushë për të ndihmuar shokët e ekipit.
Në javën e kaluar, përballë Volfsburg, ai ka regjistruar një tjetër shifër të rëndësishme duke pasuar saktësisht topin plot 161 herë. Një shifër e tillë përbën një rekord për sezonin aktual në Bundësligë.
Po në ndeshjen përballë “Ujqërve” Xhaka ka regjistruar edhe një tjetër rekord duke pasuar saktë topin 134 herë në gjysëmfushën kundërshtare.
Numrat të tillë janë tregues i qartë se 15 milionë stërlinat e paguara nga Lerverkusen për të blerë Xhakën në verë kanë qenë investimi i duhur pasi “Aspirinat” kanë gjetur një lojtar, i cili u jep mjaft saktësi në fushë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




