Leverkusen shtang edhe Wolfsburgun dhe kthehet në +10 nga Bayern

Gjermani | 3 vite më parë

Java e 25-të e Bundesligës përfundoi me ndeshjet e së dielës: Bayer Leverkusen i Xabi Alonso mbrojti vendin e parë me një tjetër paraqitje autoritative duke mposhtur Wolfsburgun 2-0. Golat nga Tella në pjesën e parë dhe Wirtz në pjesën e dytë lënë dhjetë pikë epërsi ndaj Bayern të vendit të dytë. Goditje e jashtme e Freiburgut, 2-1 në fushën e Bochum-it. Eintracht Frankfurt fitoi përballjen direkte për zonën evropiane me Hoffenheim, 3-1.

Fitore e rëndësishme për Freiburgun, i cili pushtoi fushën e Bochum-it dhe u bashkua me Hoffenhaim në vendin e shtatë (33 pikë). Eggestein dhe Gregoritsch firmosën fitoren, Ordest mbylli diferencën.

Kock, Dina Ebimba dhe Gotze përmbysën Hoffenheim, i cili kishte kaluar në avantazh me Brooks. Hendeku ndaj konkurrentëve të drejtpërdrejtë për Evropën zgjerohet në shtatë pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme