E kërkon Serbia, Federata Gjermane e Futbollit gati ftesën për

Gjermani | 3 vite më parë

Aleksandër Pavloviç është në një moment mjaft delikat të karrierës pasi Federata Serbe e Futbollit i ka garantuar një vend në përfaqësuesen e të rriturve ndërsa një garanci të tillë nuk e ka gjetur te Gjermania edhe pse Julian Nagelsman në ditët e fundit ka ndërruar mendje sa i përket grumbullimit të tij.

Sipas mediave gjermane talenti i Bajernit të Mynihut do të jetë në listën e lojtarëve, të cilët do të grumbullohen nga Nagelsman për miqësoret e marsit.

Siç dihet Pavloviç ka lindur në Mynih 19 vite më parë nga një familje serbe. Ai është formuar si lojtar në akademinë e Bajernit dhe minutat e dhëna nga Tuhel në formacionin bazë i kanë ndërlikuar shumë punën Nagelsmanit, i cili kishte vendosur që të mos e grumbullonte.

Federata Gjermane shikon nga e ardhmja dhe sigurisht 19-vjeçari është një lojtar mjaft interesant. Mësohet se Nagelsman do ta grumbullojë për takimet përballë Francës (23 mars, 21:00) dhe Holandës (23 mars, 20:45).

Nëse Pavloviç do të aktivizohet qoftë edhe një minutë në njërën nga këto dy ndeshje atëherë Federata Serbe e Futbollit do të humbte këtë garë.

Në këtë vendim një peshë të madhe ka edhe fjala e vetë lojtarit. Siç dihet influenca e shokëve të ekipit te Bajerni mund të jetë një plus i madh për Gjermaninë. “Po flasim për një vendim, të cilin secili e merr vetë. Por nëse Aleks do të pranonte një këshillë nga unë, do t’i rekomandoja të zgjidhte Gjermanië”, tha Leon Gorecka pak ditë më parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme