Bayern, fitore me 8 gola

Gjermani | 3 vite më parë

Pasi eliminoi Lazion në fazën e 16-shes të Champions League, Bayern i rikthehet fitoreve edhe në Bundesligë. Djemtë e Tuchel mposhtën Mainz me rezultatin e thellë 8-1 dhe ngrihen në kuotën e 57 pikëve në renditje, duke lëvizur përkohësisht në -7 nga Bayer Leverkusen. Bavarezët kaluan në avantazh në minutën e 13-të falë Harry Kane, i cili përfitoi nga një asistim i Musialës.

Shtatë minuta më vonë Goretzka dyfishoi epërsinë. Para pushimit Amiri mbyll diferencën për miqtë, ndërsa Kane firmosi dygolëshin personal. Në pjesën e dytë, Bayerni ishte i papërmbajtshëm: golave ​​të Muller, Musiala dhe Gnabry iu bashkuan Kane (tre gola) dhe Goretzka(dopietë).

Fitore në shtëpi për Leipzig, i cili mundi 2-0 Darmstad, në fund të tabelës. Ndeshja u vendos nga një autogol i Isherwood dhe një gol i Baumgartner. Spektakolare 3-3 mes Borussia Monchengladbach dhe Këlnit, ndërsa Augsburg mundi Heidenheim 1-0.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme