Eric Dier bind Bayernin, rinovon kontratën deri në vitin 2025

Gjermani | 3 vite më parë

Eric Dier do të vazhdojë të luajë për Bayernin e Mynihut. Futbollisti anglez, nuk do të kthehen te Tottenham: pasi klubi bavarez ka njoftuar se ka rinovuar kontratën e lojtarit deri më 30 qershor të vitit 2025, duke respektuar në këtë mënyrë “një klauzolë të dakorduar paraprakisht”.

Dier u huazua nga “gjelat” e Londrës tek gjigantët gjermanë në sesionin e fundit të merkatos, fillimisht deri në qershor. Kontrata e tij me londinezët do të kishte skaduar në fund të sezonit, por tashmë 30-vjeçari do të vazhdojë të qëndrojë në Bundesligë.

Dier është aktivizuar në 7 ndeshje në kampionatin gjerman me Bayernin deri më tani dhe duket se ka fituar një vend në formacionin e kampionëve në fuqi të Gjermanisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme