Bayern, prapaskenat për Davies

Gjermani | 3 vite më parë

Bayern dhe Alphonso Davies duken përherë e më larg njëri-tjetrit, ndonëse asgjë nuk është përfundimtare. Shkak nuk është thjesht futja e Real Madrid midis tyre, por edhe diferenca e madhe midis shifrave që lojtari kërkon tani dhe shifrave për të cilat ra dakord vitin e kaluar.

Një vit më parë, kanadezi pranoi të rinjovonte me klubin bavarez dhe mbeti për t’u hedhur vetëm firma në kontratë, që konsiderohej thjesht një formalitet. Por gjithçka ndryshoi me shkarkimin e drejtorit sportiv Hasan Salihamixhiç, i cili ishte njeriu që e transferoi kanadezin në moshën 17-vjeçare nga Vankuver Whitecaps.

Gazeta Bild ka zbuluar se vitin e kaluar Salihamixhiç dhe Davies ranë dakord për rinovimin me 12 milion euro në vit. Pasi boshnjaku u shkarkua, kanadezi ngurroi të firmoste, edhe për shkak të atmosferës së tensionuar në klub, ndërkohë që gjatë verës Bayern u mor me transferimin e Harry Kane e Kim Min Jae, duke lënë mënjanë rinovimet.

Bisedat midis Bayernit e Davies rinisën pak jaëv më parë, por tani lojtari pretendon 20 milion euro në vend të 12 milion, ndërkohë që klubi ofron deri në 14 milion, që është dyfishi i pagës aktuale. Bisedimet do të vazhdojnë me drejtorin e ri sportiv, Maks Eberl, që sot mori detyrën, por ndjesia është që nuk do të ketë rinovim. Megjithatë, Bayern nuk do ta shesë kanadezin nën 70 milion euro, çka mund të sjellë edhe tërheqje të Realit për ta marrë verën e ardhshme e të presë deri në skadencën e kontratës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme