Kejn dy gola në ndeshjen historike të Bajernit

Bajern rikthehet të bëjë… Bajernin duke mundur 2-1 ekipin e Lajpcig.
Kampionët e Gjermanisë arritën një sukses delikat përballë një rivali, i cili u kishte hapur shumë probleme këtë sezon, falë dy golave të Kejn.
Ndeshja ishte njëra prej atyre ku nuk pranoheshin hapa fals jo vetëm për shkak të krizës së krijuar nga mungesa e rrezultateve.
Për Bajernin takimi i sotëm ishte historik pasi klubi bavarez u bë skuadra e parë në historinë e Bundesligëm e cila luan plot 1000 ndeshje në fushën e saj.
Sa i përket klasifikimit të besuarit e Tuhel renditen në vendin e dytë me 53 pikë ndërsa Lajpcig aktualisht është në zonën e Europës, në vendin e pestë me 40 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




