Tuhel “feston” shkarkimin në një restorant francez në Mynih

Mbrëmjen e kaluar Tomas Tuhel është fotografuar teksa konsumonte një darkë me rrethin e tij të ngushtë shoqërorë në njërin prej restoranteve më të njohur në Mynih.
Nga fotografitë e gazetarëve dallohet se Tuhel nuk duket i mërzitur nga fakti se vetëm pak orë më parë ishte shkarkuar nga detyra që mbulon në klubin bavarez.
Në restorantin “Chez Fritz”, në lagjen Haidhausen, Tuhel qëndroi për disa ore duke konsumuar verë të bardhë.
Edhe pse 50-vjeçari ka thënë shpesh herë se në kohën e lirë preferon të shikojë futboll mbrëmjen kur luheshin ndeshje si Napoli-Barcelona dhe Porto-Arsenal ai ka preferuar që të largojë mendjen nga katërkëndëshi i blertë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




