Leverkusen është një përrallë, mposht Bayern-in në ndeshjen e

Triumf i Bayer Leverkusenit dhe kolaps i Bayern. Skuadra e Xabi Alonso-s dominon në ndeshjen e madhe dhe tashmë bëhet mjeshtër i fatit të saj edhe 13 javë para përfundimit të sezonit. Stanisic theu ngërçin dhe më pas në pjesën e dytë vendasit blinduan fitoren me Grimaldo dhe Frimpong. Xabi Alonso shijon kështu festën e BayArena.
Bayer Leverkusen duhet të konsiderohet një kandidat shumë serioz për të fituar Bundesligën. Dominimi ndaj Bayern Munich nuk ka përfunduar ende, por Ëirtz dhe shokët e tij tronditën kampionatin gjerman në këtë mbrëmje. Bavarezëve, të cilët do të përballen këtë javë me Lazion në Champions League, duket se po u shterojnë energjitë dhe idetë. Pozicioni i Thomas Tuchel mund të fillojë të lëkundet.
Skuadra e Alonsos shfrytëzoi në mënyrë të patëmetë dobësitë e kundërshtarëve dhe e meritoi 3-0. Goli i Stanisic, një lojtar në pronësi të Bayern, ndoshta përfaqëson një shenjë fati. Në pjesën e dytë Leverkusen vazhdoi të luante me idetë e veta: perla e Grimaldos dhe goli i Frimpong bëjnë historinë e një ndeshja që mund të shënojë fundin e një epoke.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




