Kejn: Fëmijët po mësojnë gjuhën më shpejt se unë

Gjermani | 3 vite më parë

Herri Kejn është përshtatur plotësisht në jetën bavareze. Kapiteni i Anglisë, në një intervistë për “The Guardian” ka rrëfyer muajt e parë në Mynih duke pranuar se jo vetëm ai por edhe familja e tij po shijon ç’do moment në Bavari.

“Fëmijët e mi pak javë më parë shkuan në mal për të bërë ski. Kanë nisur këtu shkollën dhe mendoj se do ta mësojnë përpara meje gjermanishten”, tregon Kejn.

“Me ngadalë po ndihemi si në shtëpi këtu. Shumë na kërkojnë se çfarë ndryshimi ka mënyra e të jetuarit në Mynih krahasuar me atë në Londër dhe unë mendoj se s’ka shumë ndryshim. Këtu na mungojnë vetëm miqtë e afërt”, shpjegon sulmuesi 30-vjeçar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme