Bajerni zyrtarizon me “Piratin” Boej, blerjen më të shtrenjtë

Bajerni i Mynihut ka zyrtarizuar vetëm pak çaste më parë blerejen më të re. Sasha Boej u prezantua sot nga klubi më i titulluar në Gjermani, i cili pagoi në arkat e Gallatës rreth 30 milionë euro për shërbimet e francezit. Ndërsa klubi turk ka bërë me dije se shifrës do t’i shtohen edhe 5 mln euro të tjera në formë bonusesh. Gjithashtu Bajerni do të zhvillojë edhe dy miqësore me Gallatën, e cila do të përfitojë 50% të shifrës së përfituar.
23-vjeçari aktivizohet si lojtar krahu në mbrojtje dhe ka spikatur këtë sezon me ekipin turk në Champions League. “E kemi ndjekur progresin e bërë nga Shasha dhe jemi të bindur se me firmën e tij kemi siguruar një lojtar më të ardhme të artë”, tha Drejtori Sportiv i Bajernit, Kristof Frojnd.
“Për mua është një ëndërr që realizohet. Të aktivizohesh për një klub si Bajerni është një hap i madh në karrierë”, u shpreh Boej, i cili u prezantua si një “pirat” (“One Peiece”, manga kushtuar jetës së një pirati është e preferuara e 23-vjeçarit).
Boej merr 23, numër që do të thotë shumë për tifozët e Bajernit pasi më parë është mbajtur nga lojtarë si Hargrivs, Vidal dhe Blind.
Boej bëhet kështu blerja më e shtrenjtë e historisë së klubit bavarez për merkaton e janarit. Në këtë dritare merkatoje Bajerni kishte firmosur me lojtarë si Luiz Gustavo (17 mln euro), Alfonso Dejvis (14 mln euro), Sandro Vagner (13 mln euro), Breno (12 mln euro) dhe Jan Zomer (9 mln euro).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




