Tuchel i hedh benzinë zjarrit

Gjermani | 3 vite më parë

Trajneri i Bajernit, Tomas Tuhel, shumë i kritikuar për lojën, deklaron se e tërheq puna jashtë Gjermanisë dhe do t’i pëlqente të punonte në kampionatin spanjoll, të cilin e konsideron si të jashtëzakonshëm.

Trajneri i Bajernit, Tomas Tuchel, i ka hedhur benzinë zjarrit të spekulimeve sot me një dekalratë se do t’i pëlqente të punonte sërish jashtë Gjermanisë e më konkretisht në Spanjë. Lojtarë të skuadrës bavareze dhe stafi teknik sot kanë kryer disa vizita në klube tifozësh dhe Tuchel ishte vizitor në Red Stars Heidenheim, ku edhe u pyet nëse do t’i pëlqente të drejtonte përsëri një skuadër të huaj.

Ai ka qenë nën presion të vazhdueshëm që nga momenti kur ka marrë drejtimin e Bajernit, i kritikuar se nuk i ka dhënë përmirësim lojës. Pak kohë më parë, Tuchel deklroi gjatë një interviste se në Angli është ndjerë më i vlerësuar se në vendet e tjera ku ka punuar. Ai drejtoi Chelsean pas shkarkimit nga PSG, duke fituar Champions League me skuadrën londineze.

I pyetur sot në klubin e tifozëve, Tuchel tha se puna jashtë Gjermanisë i duket tërheqëse dhe Spanja ka një kampionat të jashtëzakoshëm. Në kushtet kur Barcelona do të jetë pa trajner në korrik, pas njoftimit të largimit nga Xavi Hernandes, një dekalratë e tillë nga Tuchel me siguri do të fusë edhe emrin e tij në vallen për stolin katalanas.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme