Bayerni gjen mbrojtës në Turqi, pritet zyrtarizimi i Sacha Boey

Aventura e Sacha Boey me fanellën e Bayernit të Mynihut ka nisur zyrtarisht mëngjesin e sotëm. Lojtari i lindur në vitin 2000 filloi vizitat mjekësore mëngjesin e sotëm dhe më pas do të nënshkruajë kontratën, që e lidh me kampionët e Gjermanisë deri më 30 qershor të vitit 2029.
Mbush arkat klub turk i Galatasaray, që sipas raportimeve të ‘Sky Deutschland’, do të përfitojë rreth 28-29 milionë euro nga shitja e mbrojtësit.
Përfiton edhe Rennes, i cili ka arkëtuar më shumë se katër milionë euro nga ky operacion. Në momentin e transferimit të Boey në Turqi, klubi francez kishte ruajtur 15% të kartonit të lojtarit në rast të një rishitje të mundshme. Vetë Sacha Boey do të përfitojë rreth tre milionë euro neto në sezon te Bayerni i Mynihut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




