Shihet si pasardhësi i Klop te Liverpuli, Xabi Alonso: Jam në

Xabi Alonso është emri i parë në listën e Liverpulit, si kandidati kryesor për të zënë vendin e Klop në krye të skuadrës. Vetë spanjolli ka një marrëveshje në kontratën me Bayer Leverkusen, që të mund të largohet në rast se kërkohet nga emra të mëdhenj si Liverpool, Real Madrid dhe Bayern Munich, skuadra ku ai ka luajtur gjatë karrierës së tij si futbollist.
Por ka qenë vetë tekniku i Leverkusenit, ai që ka komentuar largimin e Klop dhe ka folur edhe për të ardhmen e tij.
“Të jem i sinqertë, për momentin nuk duhet të mendoj për hapin tim të ardhshëm në karrierë. Unë mendoj për skuadrën ku jam për momentin. Jam në vendin e duhur. Kjo është gjithçka që mund të them në lidhje me këtë temë. Gjithçka që më intereson tani është që të luajmë mirë të shtunën dhe të meritojmë të fitojmë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe për momentin nuk më intereson”, ka thënë mes të tjerash Xabi Alonso.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




