Statistikat, Bajerni në 11 vitet e fundit kurrë kaq larg vendit

Bajerni i Mynihut luan sot përballë Unionit të Berlinit një ndeshje delikate pasi me 17 takime të luajtura ka grumbulluar plot shtatë pikë më pak se kryesuesit e Leverkusen, të cilët kanë luajtur një ndeshje më shumë.
Në 11 vitet e fundit, ku Bajerni është shpallur gjithmonë kampion, vetëm në një sezon ka parë vetën kaq larg kreut. Bëhet fjalë për sezonin 2018-2019 kur skuadra bavareze pas 17 ndeshjesh ishte 6 pikë larg vendit të parë.
Diferenca e Bajernit me ndjekëset në 12 sezonet e fundit:
2012-13: 9 pikë nga e dyta
2013-14: 10 pikë nga e dyta
2014-15: 11 pikë nga e dyta
2015-16: 8 pikë nga e dyta
2016-17: 3 pikë nga e dyta
2017-18: 11 pikë nga e dyta
2018-19: 6 pikë nga vendi parë
2019-20: 4 pikë nga vendi parë
2020-21: 4 pikë nga e dyta
2021-22: 9 pikë nga e dyta
2022-23: 3 pikë nga e dyta
2023-24: 7 pikë nga vendi parë
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




