Bayern, takim për Zubimendin

Gjermani | 3 vite më parë

Drejtori i Sportiv i Bajernit, Christoph Freund, ka pasur një takim për Martin Zubimendin e Real Sociedad, me objektiv transferimin në verën e ardhshme. Bayern është në kërkim të një mesfushori mbrojtës të ngjashëm me Rodrin e Manchester City, që është i aftë jo vetëm të shkatërrojë por edhe me topin në këmbë, për nisjen e sulmit. Lojtari bask është një nga 5-6 kandidatët që ka Bayern, përfshirë portugezin Palhinja dhe një angle emri i të cilit nuk është mësuar ende, por Zubimendi është preferenca e parë. Ai ka një klauzolë lirimi 60 milion euro, por nuk bëhet fjalë për një transferim në merkaton e janarit.

Ndërkaq Bajern po bëhet përherë e më tepër i hapur përballë idesë për shitjen e Matijs de Ligt verën e ardhshme në rast se merr ndonjë ofertë të përshtatshme. Marrëdhënia midis lojtarit dhe trajnerit Tuhel nuk është më e mira. Trajneri sheh Kim dhe Upamekano para tij, çka mund të detyrojë holandezin të mendojë largimin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme