Zyrtare: Jadon Sancho rikthehet te Borussia Dortmund

Tashmë është zyrtare: Jadon Sancho është një lojtar i Borussia Dortmund. Pas tratativave disa ditore, sulmuesi anglez largohet nga Manchester United dhe rikthehet në Bundesligë te skuadra verdhezi.
Lojtari, që është formuar në skuadrat e të rinjve të Manchester City, rikthehet në “Signal Iduna Park”, pasi është huazuar nga “djajtë e kuq” deri në 30 qershor të vitit 2024.
Kujtojmë që Sancho spikati me fanellën e Borussia Dortmund (2017-2021) dhe më pas u transferua te Manchester United për 85 milionë euro.
Sulmuesi nuk arriti që të sigurojë dot një vend titullari tek skuadra angleze dhe tashmë synon të rilindë në Bundesligë, me fanellën që e bëri të njohur në arenën ndërkombëtare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




