Leroi Sane jep sinjale rinovimi

Leroi Sane ndihet i vlerësuar në Mynih dhe beson se ka të ardhme me Bajernin. Sipas medieve gjermane lojtari ka dhënë sinjale të qarta se dëshiron të qëndrojë në Bavari përtej 2025-ës, vitit kur i skadon kontrata aktuale.
Siç dihet 27-vjeçari është njëri prej lojtarëve, të cilët shikohen me prioritet nga klubi për shkak se janë në muajt e fundit të kontratës.
Sipas “Sport Bild”, Sane ka patur një takim me drejtorin sportiv të Bajernit. Mësohet se në këtë ballafaqim lojtari ka siguruar Kristof Frojndin se është i interesuar të qëndrojë në Mynih përtej 2025-ës.
Pas këtij takimi Frojnd ka kontaktuar edhe “Liam Sports”, kompaninë e cila menaxhon futbollistin. Për momentin nuk është hedhur asnjë hap kontret në rinovimin e akordit pasi vetë Sane ka vendosur që të mbyllë i qetë sezonin aktual.
Ai ka lajmëruar klubin se vendimin përfundimar do ta bëjë publik vetëm pas Europianit, i cili do të luhet në Gjermani. Në këtë sezon Sane ka luajtur 24 ndeshje me Bajernin ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 9 asist.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




