Tërmet te Bayern, Tuchel i tërbuar me drejtuesit

Sipas asaj që raportohet nga Bild, Bayern Munich dhe trajneri Thomas Tuchel janë praktikisht në mosmarrëveshje. Gjithçka ka lindur kur Tuchel, në fund të afatit të merkatos, e ka etiketuar skuadrën në dispozicion të “varfër”. Ardhja e Kane, megjithëse i rëndësishëm, nuk është mbështetur nga operacione të tjera. Deklarata që kanë mërzitur menaxhmentin. Në fakt, CEO Dreesen u përgjigj: “Unë mendoj se ata janë një ekip i klasit të parë, nuk shoh ndonjë arsye për të mos filluar sezonin me besim”.
Një krizë e cila, megjithatë, sipas gazetës gjermane ka marrë fund: “ka shpërthyer paqja”, e vulosur nga deklaratat e presidentit të nderit Hoeness: “Ne kemi një trajner shumë serioz dhe shumë të mirë si Thomas Tuchel, duam të bëjmë mirë me të edhe në vitet e ardhshme. Që nga fillimi kemi punuar mirë së bashku dhe kjo ka qenë e dukshme në javët e fundit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




