Bayern i përgjigjet Union Berlin dhe rimerr kreun

Gjermani | 4 vite më parë

Në ndeshjet e të dielës së javës së 19-të të Bundesligës, Bayern i përgjigjet UnionBerlin dhe rimerr kryesimin në renditje. Skuadra e Nagelsmann realizon pokerin në fushën e Wolfsburgut falë dy golave ​​të ish-lojtarit të Juventusit, Coman dhe realizimeve ​​të Muller dhe Musiala. Kaminski dhe Svanberg shënuan për skuadrën e Wolfsburg. Për bavarezët, Kimmich u përjashtua me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë.

Bayern u ngjit në kuotën e 40 pikëve(një më shumë se Union Berlin) me 11 fitore, 7 barazime dhe 1 humbje. 56 gola të shënuar dhe 18 të pësuar. Wolfsburg  mbetet në vendin e 7 me 29 pikë. 8 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje. 38 gola të shënuar dhe 26 të pësuar.

Ëerder Bremen godet në fushën e Shtutgart

Goditje në transfertë e Werder Bremen, që përshëndet  zonën e nxehtë të renditjes dhe shqetëson Shtutgartin, vendosin golat e Jens Stage dhe Marvin Ducksch në pjesën e dytë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme