Merkato, Bayern afron Sommer, mungon vetëm zyrtarizimi

Në orët në vazhdim Bayern pritet që të zyrtarizojë transferimin e Yann Sommer. Sipas “Blick” portieri 34-vjeçar do të jetë një lojtar i Bayern-it sapo të ketë kryer edhe vizitat mjekësore.
Efekti domino – Siç dihej Gladbah nuk dëshironte të shiste Sommer (ishte në 6 muajt e fundit të kontratës) nëse më parë nuk siguronte shërbimet e Jonas Omlin. Sot ekipi i Gladbah gjeti akordin për të blerë zvicerianin e Montpellier dhe aty nisi efekti domino. Akordi për 29-vjeçarin mes Gladbah dhe skuadrës franceze zhbllokoi kalimin e Sommer në Mynih.
Titullar – Sommer mund të debutojë me Bayern të premten mbrëma, kur Bundesliga nis edhe fazën e dytë me kampionët në fuqi, të cilët udhëtojnë drejt Lajpcigut për të sfiduar “Die rotten bullen”. Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i Bayern la të kuptohej se ka besim të plotë te Sommer. “Nëse më pyesni sa kohë i duhet një portieri të ambientohet me linjën e mbrojtësve them se më pas se 15 minuta. Nuk po flasim për shkencë”, tha Julian Nagelsmann.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




