Union e Dortmund bien, Freiburg arrin majën

Gjermani | 4 vite më parë

Freiburg i bashkohet Union Berlinin në krye të renditjes së Bundesligës pas javës së tetë. Të besuarit e Streich përballë Mainz arritën të zhbllokojnë menjëherë situatën duke shënuar me anë të Gregoritsch në minutën e 3-të. Më pas është Kyereh që ka dyfishuar në minutën e 37-të, duke e bërë gjithçka më të lehtë. Gjithçka dukej e lehtë, por në 52′ Martin rihap llogaritë, megjithatë është vetëm një tronditje e lehtë për skuadrën e Streich, që mund të festojë.

Lideri Union Berlin bie në shtëpinë e Frankfurt që konfirmohet në formë të shkëlqyer dhe solide në zonën e Evropës. Gotze hap ndeshjen në minutën e 12-të, Lindstrom dyfishon në fund të pjesës së parë. Në minutën e 69-të një mundësi për miqtë kur Kolo Muani la ekipin e tij në dhjetë për një karton të dyfishtë të verdhë, por kryeqytetasit nuk e shfrytëzuan epërsinë numerike dhe muri i Eintracht-it e mbajti të pandryshuar rezultatin deri në fund.

Sezoni i luhatshëm i Borussia Dortmund vazhdon pasi humbet mundësinë për të marrë kryesimin në renditje. Verdhezinjtë u mundën 3-2 në shtëpinë e Këlnit. Brandt 31’ kaloi miqtë në avantazh, por vendasit reaguan në pjesën e dytë duke shënuar tri herë me Kainz 53’, Tigges 56’ dhe Ljubicic 71’. Autogoli i Schmitz 78’ nuk ndryshoi asgjë në fatin e sfidës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme