Bundesliga,  Dortmund harroi Hummels në Këln

Gjermani | 6 vite më parë

Diçka e veçantë, ajo që ndodhi disa javë më parë në Bundesligë. Ngjarja e bujshme, e cila ndodhi 20 Marsin e kaluar, tek Borussia Dortmund, ka qenë virale për disa orë. Ekipi, pas barazimit 2-2 kundër Këln, harroi zv-kapitenin, Hummels dhe u largua për në shtëpi. Për të treguar këtë histori të veçantë ka menduar gazeta “Bild”, e cila thekson se si asnjë lojtar në automjet nuk vuri re mungesën e mbrojtësit ekspert. Hummels, që mbeti i vetëm në Këln, u detyrua të udhëtonte me makinë drejt Dortmundit. “Fotografi e përsosur e Bundesligës së mjerë të Dortmundit”, shkruan gazeta gjermane mbi historinë e veçantë që ndodhi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme