Pirro Dhima në altar, martohet ish-peshëngritësi i njohur

Gosip | 3 vite më parë

E shtuna ka qenë një ditë e veçantë për ish-peshëngritësin e njohur shqiptar Pirro Dhima, që më pas zgjodhi të përfaqësojë Greqinë në arenën ndërkombëtare.

Ish-sportisti i njohur ka zyrtarizuar me martesë lidhjen e tij me Afërdita Skafidën, pasi ditën e djeshme është zhvilluar një ceremoni me rrethin e ngushtë familjar ku çifti ka kurorëzuar dashurinë.

Pirro Dhima ka katër fëmijë nga martesa e tij e parë dhe pret që të bëhet sërish baba, pasi çifti i ri është në pritje të një fëmije.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme