Ngjyra e flokëve të Griezmann: Do t’ju tregoj se si e zgjedh

I intervistuar nga disa fëmijë që janë tifozë të Atletico Madridit për një transmetim special në beIN Sports, Antoine Griezmann nuk zbuloi se cila do të jetë ngjyra e tij e ardhshme e flokëve, por zbuloi kriteret në bazë të të cilave ai e zgjedh atë.
Flokët e ngjyrosur të Griezmann-it nuk kanë kaluar kurrë pa u vënë re në fushat e La Liga-s dhe të qeshurat me të cilat trajneri Didier Deschamps e mirëpriti ardhjen e tij në fushën Château de Clairefontaine është e famshme. Pyetja e gazetarëve të rinj kështu lindi spontanisht: “Cila do të jetë ngjyra juaj e ardhshme e flokëve dhe si e zgjidhni atë?”
Griezmann u përgjigj: “Fëmijët e mi votojnë dhe ngjyra me më shumë vota fiton. Unë kam tre fëmijë dhe kur dua të ndryshoj ngjyrën e flokëve, votojmë. Ata fillojnë të zgjedhin, thonë ngjyrat: rozë, blu, jeshile, çdo ngjyrë. Ne votojmë dhe ngjyra më e votuar fiton. Tani jam duke pritur për kohën më të mirë për ta bërë atë përsëri”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




