Kërcënoi komshiun, 420 mijë euro gjobë për Jens Lehmann

Ish-portieri i kombëtares gjermane të futbollit, Jens Lehmann, është dënuar nga Gjykata me një gjobë prej 420 mijë eurosh, pasi është shpallur fajtor për kërcënim ndaj një komshiu.
54-vjeçari, që ka mbrojtur portën e Milan, Dortmund dhe Arsenal gjatë karrierës së tij si futbollistë, gjatë muajve të fundit përfundoi në lajmet e kronikës pasi kishte kërcënuar me një motosharrë fqinjin e tij pas një zënke.
Lehmann është shpallur fajtor nga Gjykata e Starnberg dhe tashmë duhet të paguajë shumëm e majme prej 420 mijë eurosh. “Gjithmonë ka deklaruar se është viktima, por në fakt ai është agresori”, tha gjykatësi që ndoqi rastin e tij.
Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë. Ish-portieri kishte debatuar me komshiun që po bënte disa punime dhe i pengonte hyrjen në garazh. Lehmann kishte marrë motosharrën duke kërcënuar se do të prishte një pjesë të garazhit të fqinjit, por pa e sulmuar fizikisht.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




