Lady Ronaldo në Montecarlo: vizitë në bokset e Ferrarit

Me partnerin e saj, Cristianon, të impenjuar në fushën e Bolonjës, Georgina Rodriguez i lejoi vetes një të diel relaksi dhe sporti të shkëlqyer në Montecarlo. E gjithë familja e kampionit të Juve është një tifoz i Ferrarit (CR7 sapo i ka dhënë vetes një Monza SP2) dhe partnerja e tij e bukur e shfrytëzoi rastin për të parë personalisht Grand Prix të Monakos, një nga garat më ekskluzive dhe joshëse në botë.
Showgirl 27-vjeçare spanjolle ndau disa foto në shoqërinë e fëmijëve, së pari në bordin e jahtit familjar, pastaj direkt nga shtëpia e Cavallino. “Dream team” është mbishkrimi i zgjedhur nga Georgina për të komentuar fotot e postuara në Instagram.
Shoqëruesja e mrekullueshme e kampionit portugez, në formë të shkëlqyer si gjithmonë, tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve, duke u dhënë edhe disa mundësi fotografëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




