Ibra: nga Sanremo në kinema, aktor në një film

Gosip | 6 vite më parë

Ibrahimovic është gati të bëjë edhe profesionin e aktorit! Pas suksesit në skenën e Sanremos, së bashku me Amadeus dhe Fiorello, suedezi do të luajë një pjesë në filmin e ri të sagës Asterix, drejtuar nga regjisori francez Guillaume Canet. Sipas thashethemeve, filmi duhet të jetë në dispozicion në kinema vitin e ardhshëm, në 2022. Xhirimet e filmit, i cili do të realizohej në Kinë në vitin 2020, u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Këtë mëngjes Ibrahimovic kishte ndarë një histori në profilin e tij në Instagram me një formulim të vetëm “ANTIVIRUS”. Një mesazh enigmatik që kishte bërë xhiron e internetit. Kjo është arsyeja për atë që u shfaq në faqen e Ibras në Instagram: sulmuesi kuqezi do të jetë “Antivirus”, një legjionar Romak, në filmin “Asterix dhe Obelix”. Sipas thashethemeve, mes të famshëmve, përveç Zlatan, një rol do të kenë edhe këngëtari Angèle, youtuberi McFly et Carlito si dhe reperi Orelsan.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme