Lavezzi dhe karantina super luksoze me kosto 1.5 milionë dollarë

Karantina nuk është e njëjtë për të gjithë. Ish-sulmuesi i Napoli-t, Ezequiel Lavezzi e ka kaluar periudhën e tij të izolimit mes luksit dhe plazheve magjike me të fejuarën e tij, Natalia Borges, në ishullin përrallor Saint Barth, në Karaibe. Argjentinasi duket se ka kaluar dy muaj atje. Por nuk mbaron këtu, sepse tani, Pocho ka fluturuar i vetëm drejt Saint Tropez. Karantina super luksoze duket se i ka kushtuar rreth 1.5 milionë dollarë.
“Çdo javë që Lavezzi dhe e dashura e tij kanë kaluar në Saint Barth ka kushtuar 175 mijë euro, rreth 25 mijë euro nata. Kësaj shume, i duhen shtuar shpenzimet ekstra”, sipas Corriere dello Sport.
“Gjatë qëndrimit të tij në Europë, Pocho duket se ka mësuar shijen e rafinuar të jetës së bukur. Verat ekskluzive të shërbyera në tavolinë tejkalojnë rrogën e çdo punonjësi argjentinas”. “Çdo shishe kushton mes 400 dhe 4.000 euro”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




