HBO dhe Netflix sfidohen për Wanda-n: Mendojnë se më njohin,

Gosip | 6 vite më parë

Wanda Nara, gruaja dhe menaxherja e sulmuesit argjentinas të Paris Saint-Germain, Mauro Icardi, ka deklaruar se do të xhirohet një serial biografik në tv mbi jetën e saj.

“Këtë vit, dy agjenci të mëdha janë ofruar të realizojnë një serial mbi jetën time: një nga këto është Netflix, tjetra është HBO. Po mendoj si ta strukturoj historinë”, ka thënë Wanda Nara për Gente.

“Nëse fillon nga fëmijëria im, do të jetë seriali më i gjatë në histori. Na duhet një pandemi tjetër për ta parë. Do të ketë shumë histori dhe personazhe”.

“Këtë javë do të fillojmë të shkruajmë skenarin. Shumë persona mendojnë se dinë gjithçka për mua, por ka akoma shumë aspekte të fshehta”.

“Siç më është thënë, një pjesë e xhirimeve do të bëhen në Argjentinë, por pjesa më e madhe do të zhvillohen në Europë. Nuk e di kush do të më interpretojë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme