Cristiano Ronaldo, mbreti i fitimeve në “Instagram”
Kristiano Ronaldo padyshim është “mbreti” i “Instagramit”, teksa arrinte fitojë shuma të majme nga ky rrjet social. Vetëm në 12 muajt e fundit, falë 43 postimeve me sponsorizime, ylli portugez ka arritur të fitojë plotë 41.7 milionë euro. Një shumë e madhe kjo e fituar nga Ronaldo, duke ditur se paga e tij te Juventusi është 27.3 milionë euro, para reduktimit të saj për shkak të shpërthimit të pandemisë. Në vendin e 3-të qëndron modelja e njohur, Kenall Xhener, e cila është femra më e ndjekur në “Instagram” dhe ka fituar 21.2 milionë euro, duke u ndjekur nga motra e saj, Kajli Xhener, me 16.2 milionë euro në vit.Në vendin e dytë për fitime nga “Instagrami renditet ylli i Barcelonës Leo Mesi. Ky i fundit në 12 muaj, ka fituar 25.2 milionë euro, një diferenca e madhe në krahasim me Ronaldon. Dejvid Bekam renditet në vendin e 6-të me 9.6 milionë euro fitme, për të vazhduar më pas me Nejmar në vendin e 8-të me 6.7 milionë euro fitime dhe në Ibrahimoviç në vendin e 10-të me 6.3 milionë euro fitime nga “Instagram”-i.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




