Si Tom Hanks te The Terminal: futbollisti bllokohet në aeroport

I bllokuar në aeroport, si i burgosur: Randy Juan Muller, futbollist ganez, si Tom Hanks te The Termilan. Një histori e vërtetë, e ngjashme me atë të Viktor Navorski, peronsazhi i filmit të famshëm me protagonist aktorin amerikan.
Në fillimin e marsit duhej të kthehej nga Mumbai me një fluturim drejt shtëpisë, por ka mbetur i bllokuar në aeroport për më shumë se dy muaj, sepse të gjitha fluturimet ishin anuluar për shkak të pandemisë.
Një mijë rupi në xhep, siç ka bërë të ditur Gazzetta dello Sport, të barabarta me 11 euro: kështu ka jetuar Randy deri të shtunën në aeroportin e Mumbait. Për historinë e tij është interesuar më pas ministri i Maharashtra Aaditya Thackeray, më pas ambasada e Ganës, që i ka gjetur një hotel.
Tani, pas 73 ditësh, ka një shpresë: “Më kanë premtuar se do të më gjejnë një vend në fluturimin e parë për në shtëpi. Megjithatë, kam menduar se do të vdisja”, ka thënë ai për Indian Express.
“Jam zgjuar nga një polic. Më ka kërkuar të largohem nga aeroporti. Por unë nuk mund të kthehesha në Kerala sepse trenat ishin anuluar, nuk mund të shkoja në hotel sepse nuk kisha para”.
Ka gjetur një cep “të pastër dhe me ajrosje” në park, ku policia nuk mund ta gjente me lehtësi. “Tani e ndiej se është një nga vendet më të bukur ku kam fjetur. Freskia, yjet dhe njerëzit miqësor…”.
“Mendonin se isha i vdekur”, ka thënë Randy kur ka folur për familjen. “Ishte gjithmonë dikush që më jepte për të ngrënë, bukë, biskota, një pije. Çdo ditë e njëjta rutinë, të njëjtat fluturime, të njëjtat vende. Pothuajse jam çmendur”.
Pas pak, më në fund, duhet të kthehet në shtëpi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




